Limaj në protestë: “Kosova kërkon drejtësi dhe barazi para ligjit”

Limaj në protestë: “Kosova kërkon drejtësi dhe barazi para ligjit”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mori pjesë sot në protestën në Prishtinë në përkrahje të çlirimtarëve.

Ai tha se Kosova nuk kërkon më shumë se të vërtetën dhe barazinë para ligjit, duke kritikuar Parlamentin për mosmonitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale.

Limaj kujtoi se pesë vite më parë kishte propozuar që Kuvendi të angazhonte institute të pavarura ndërkombëtare për monitorim profesional të proceseve në Hagë, gjë që sipas tij do të rriste transparencën dhe do të mbronte të drejtat e të akuzuarve.

“Liri për çlirimtarët – Lavdi UÇK-së!”, përfundoi Limaj.

Share This