
Kurti: Moszgjedhja e presidentit na shpie në zgjedhje të reja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, tha se kandidatja për presidente Feride Rushiti i ka votat në Kuvend, por nuk ka kuorum në Kuvend.
“LVV dhe unë si kryetar i saj kemi bërë një mori ofertash mirëpo deri më sot të gjitha propozimet tona kanë hasur vetëm në refuzimet e tyre, nga ana tjetër nuk kemi pasur asnjë propozim nga pala tjetër se si të dalim nga ky ngërç nga jo krizë. Ne njëmend kemi fituar 51.1 për qind të votave të qytetarëve, LVV me partnerët e saj njëmend i ka 57 deputetë, njëmend mazhoranca i ka 66 deputetë edhe me pakicat, mirëpo përgjegjësi apë r t’i dhënë republikës së Kosovës institucionet e saj të plota, nuk është vetëm e fituesit, nuk është vetëm e mazhorancës. Edhe për opozitën ka përgjegjësi në konstituimin e institucioneve në përmbushjen e ë gjitha përgjegjësive tona si pjesëmarrës e vendimmarrës, si përfaqësues qytetarë. Andaj kemi bërë thirrje, kemi bërë propozime, kemi kërkuar takime , mirëpo nuk kanë qenë të suksesshme deri më tani, asnjëra për fajin e LVV dhe mazhorancës, që të gjitha për shkak se propozimeve tona i janë përgjigjur me refuzime”, tha Kurti, raporton rtk.


