
Ambasadori i SHBA në Izrael: Qeveria izraelite vendos nëse dëshiron të aneksojë Gazën
Ambasadori i SHBA-së në Izrael ka shprehur qëndrimin se i takon qeverisë izraelite të vendosë nëse dëshiron të aneksojë apo jo Rripin e Gazës.
“Sigurisht, nëse ata kërkojnë mençuri, këshillë, jam i sigurt se presidenti do t’ua ofrojë. Por në fund të fundit, është vendimi që izraelitët dhe vetëm izraelitët mund ta marrin“, thotë ai.
Nga ana tjetër, ai shton se njerëzit në Gaza “nuk duhet të detyrohen të largohen”.
Kur u pyet se çfarë këshille mund të ofrojë Presidenti i SHBA, Donald Trump, Huckabee tha: “Mbaj mend që tha, ‘E di çfarë do të bëja unë, por nuk jam i sigurt që dikush tjetër do ta bënte’. Mendoj se nxorëm përfundimin: Nuk do të ishte mirë për Hamasin.”
Lidhur me negociatat e armëpushimit, Huckabee thotë se ato janë “dështuar plotësisht sepse Hamasi nuk e ka seriozisht çështjen e negociatave”.
Presidenti Benjamin Netanyahu ka deklaruar së fundmi këmbënguljen për pushtim, por jo aneksim të Gazës. /rtsh/


