
Ish-pjesëtari i UÇK-së Mit’hat Lozhani lirohet nga burgu në Beograd
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Lozhani, është liruar nga burgu në Beograd, ditën e martë.
Lozhani ishte arrestuar më 5 shkurt gjatë kalimit nëpër Serbi.
Koci, lirimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së e ka quajtur lajm të madh.


