Shqipëria nënshkruan marrëveshje 6 miliardëshe me SHBA për gazin, Hoti kritikon Qeverinë e Kosovës

Shqipëria nënshkruan marrëveshje 6 miliardëshe me SHBA për gazin, Hoti kritikon Qeverinë e Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së madhe mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vlerë prej 6 miliardë eurosh për gazin amerikan.

Sipas Hotit, marrëveshja parasheh ndërtimin e një impianti në Vlorë dhe lidhjen e tij me rrjetin rajonal të gazit.

Ai ka theksuar se Kosova ka humbur një mundësi të tillë për shkak të, siç thotë ai, mungesës së përqendrimit në avancimin strategjik të marrëdhënieve me SHBA.

“Shqipëria nënshkruan marrëveshje prej 6 miliardë euro për gazin e lëngshëm amerikan, me të cilën do të ndërtohet impianti në Vlorë dhe lidhja me rrjetin rajonal. Kosova e humbi këtë mundësi, sepse Kurti nuk ka për qëllim avancimin strategjik të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA”, ka shkruar Hoti.

Share This