Vlora Çitaku: Kurti nuk njeh kompromisin, PDK nuk nënshtrohet

Vlora Çitaku: Kurti nuk njeh kompromisin, PDK nuk nënshtrohet

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me tone kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për mungesë bashkëpunimi dhe mosrespektim të rendit kushtetues.

Në deklaratën e saj, Çitaku thekson se Kurti nuk mund të mohojë rezultatin zgjedhor që e ka sjellë në pushtet, por njëkohësisht duhet të pranojë se “51% nuk janë 100%”.
Ajo vlerëson se një shtetar i vërtetë nuk dëshmohet vetëm nga e kaluara, por nga veprimet aktuale, duke nënvizuar se opozita ka treguar përgjegjësi institucionale.

“Sikur opozitë, pa asnjë kusht, kemi votuar zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe së fundmi, madje edhe me procedurë të përshpejtuar,” thuhet në reagim.

Çitaku akuzon Kurtin për mungesë vullneti për kompromis dhe bashkëpunim politik.
“Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet,” shprehet ajo.
Në fund, deputetja e PDK-së e akuzon kryeministrin për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe paralajmëron kundërshtim të çdo veprimi që, sipas saj, cenon rendin kushtetues.

“Ky vend dhe kjo Republikë janë ndërtuar me mund e me gjak. Dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohen,” përfundon reagimi i Çitakut.

Share This