Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mësohet se dita e diel në vendin tonë do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta, me temperatura që do të luhaten midis vlerave 20–39 gradë Celsius.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në mesditë. Nga mesdita deri pasdite pritet mot me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare, të përqendruara në relievet e larta kodrinore-malore. Pas orëve të pasdites, moti do të jetë sërish i kthjellët në të gjithë vendin.

Priten reshje të izoluara shiu në formë pikash në majat e maleve në juglindje, kryesisht gjatë orëve të nxehta të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë me forcë 1–3 ballë. /rtsh/

Share This