Ajo ka thënë se mirëpret gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime rreth ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke i ftuar përfaqësuesit e BE-së në konsultimet që do të zhvillohen nesër, më 26 nëntor.

“Ky është një lajm i mirë. I ftoj që nesër të vijnë në konsultime. Ne jemi gati”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se qëllimi i nismës ligjore është të garantojë një proces të drejtë dhe të paanshëm, në të cilin respektohen parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

“Besoj se thirrja për drejtësi na bashkon. Edhe me Bashkimin Evropian”, ka shkruar Çitaku.