
Flick jep lajmet e para për lëndimin e Baldes pas fitores së Barcelonës
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dhënë informacionet e para rreth gjendjes fizike të mbrojtësit Alejandro Balde, i cili u detyrua të largohej nga fusha gjatë fitores 4-1 ndaj Sabahut në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi 23-vjeçar e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke shfrytëzuar një nga rastet e rralla për të qenë titullar këtë sezon. Ai pati një paraqitje të mirë dhe kontribuoi me një asistim, por nuk arriti ta përfundonte takimin.
Balde pësoi një lëndim në kyçin e këmbës në pjesën e dytë, çka e detyroi trajnerin Flick ta zëvendësonte.
Pas ndeshjes, tekniku gjerman foli për gjendjen e futbollistit, duke shprehur shpresën se lëndimi nuk është serioz.
“Ai po zhvillonte një ndeshje shumë të mirë, por u detyrua të largohej nga fusha. Ka dhimbje në kyçin e këmbës. Ende nuk e dimë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë dhe duhet të presim deri nesër për informacione më të hollësishme”, deklaroi Flick, sipas raportimit të “Marca”, transmeton Rekordi.net.
“Shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze. Ai zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Siç e dini, nuk është e lehtë për një futbollist që ka pasur pak minuta lojë të rikthehet menjëherë në ritmin e duhur. Megjithatë, ai reagoi shumë mirë”, shtoi trajneri i Barcelonës.
Tashmë, Barcelona do të presë rezultatet e ekzaminimeve mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit dhe kohën e mundshme të mungesës së mbrojtësit spanjoll. /Rekordi.net

