Hamza shpërndan fletushka në Ferizaj: Pesë zotime të qarta për vitin 2026

Hamza shpërndan fletushka në Ferizaj: Pesë zotime të qarta për vitin 2026

Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt Agim Aliu dhe Uran Ismaili, ka zhvilluar sot një aktivitet me qytetarë në Ferizaj, ku kanë shpërndarë fletushka elektorale.

Hamza ka bërë të ditur se aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive fundviti, duke theksuar se qytetarëve u janë prezantuar pesë zotimet kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës për vitin 2026.

“Fundviti gjithmonë sjell atmosferë festive, por sonte në Ferizaj, bashkë me Agimin dhe Uranin, i shtuam edhe më shumë shpresë. Qytetarëve u shpërndamë fletushkat me pesë zotimet kryesore për 2026, të qarta dhe konkrete: zhvillim, punësim, paga më të larta dhe mirëqenie për familjet”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se PDK synon të ecë përpara bashkë me qytetarët, duke ofruar një program zhvillimor dhe realist.

“Bashkë. Përpara”, ka përfunduar Hamza, duke shoqëruar postimin me sloganin #PDK130.

Share This