Rashford në Spanjë për të kompletuar kalimin te Barcelona

Rashford në Spanjë për të kompletuar kalimin te Barcelona

Sulmuesi anglez Marcus Rashford raportohet se ndodhet në Spanjë këtë mëngjes për të finalizuar transferimin e tij te Barcelona.

Futbollisti i Manchester United pritet të nënshkruajë kontratë me klubin katalanas në formë huazimi për një sezon, me opsion blerjeje në fund të periudhës.

Rashford mori leje nga Manchester United për të udhëtuar drejt Spanjës, pasi palët arritën marrëveshjen për kushtet e huazimit me Barcelonën.

Ai pritet t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore përpara se të firmosë kontratën fillestare 12-mujore me klubin blaugrana.

Sulmuesi anglez u vendos në listën e transferimeve në fund të sezonit të kaluar dhe iu hoq fanella me numrin 10, pasi pjesën e dytë të sezonit e kaloi në huazim te Aston Villa.

Share This