F1 – Italia, ndalesa e radhës
Emocionet për Kampionatin Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 16-të të sezonit, me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Italisë.
Gara do të zhvillohet me 53 xhiro në pistën me një gjatësi prej 5,7 kilometrash në qytetin Monza të Italisë. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 16:00, ndërsa gara të dielën më 7 shtator në orën 15:00.
Deri më tani në Formula 1, piloti i McLaren-it, Oscar Piastri ka 7 fitore, ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris 5, kampioni i fundit piloti i Red Bull-it, Max Verstappen 2 dhe piloti i Mercedesit, George Russell një fitore.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:
– Pilotët:
1. Oscar Piastri (Australi): 309
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 275
3. Max Verstappen (Holandë): 205
4. George Russell (Britani e Madhe): 184
5. Charles Leclerc (Monako): 151
– Ekipet
1. McLaren: 584
2. Ferrari: 260
3. Mercedes: 248
4. Red Bull Racing: 214
5. Williams: 80


