Arsenali deklason Leeds United-in, ‘blindon’ kreun

Arsenali deklason Leeds United-in, ‘blindon’ kreun

Arsenali ka regjistruar fitore të thellë në udhëtim ndaj Leeds United, në kuadër të xhiros së 24-të të Premier League-s.

“Topçinjtë” triumfuan me rezultat 4–0, duke dominuar takimin nga minuta e parë deri në fund.

Epërsia për Arsenalin u zhbllokua në minutën e 27-të, kur Martin Zubimendi realizoi me kokë pas harkimit të Noni Maduekes. Vetë Madueke ishte protagonist edhe te goli i dytë, kur rivënia e tij nga këndi përfundoi në rrjetë, ndërsa goli u regjistrua si autogol pas prekjes së portierit Darlow, në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, Arsenali vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe në minutën e 69-të Viktor Gyokeres shënoi golin e tretë pas asistimit të Gabriel Martinellit.

Fitorja u vulos në minutën e 87-të nga Gabriel Jesus, i cili pas një aksioni individual dribloi mbrojtësin dhe mposhti portierin vendas.

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon kryesimin e Ligës Premier me 53 pikë, ndërsa Leeds United mbetet në pozitën e 16-të në tabelë me 26 pikë.

Share This