
Moment i artë për sulmuesin shqiptar, Ernest Muçi shënon sërish në Turqi
Vazhdon forma e shkëlqyer e Ernest Muçit në kampionatin turk.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol me fanellën e Trabzonsporit në Superligën turke kundër Genclerbirligi. Ky është goli i 7 në 5 ndeshjet e fundit në kampionat për Muçin.
Muçi ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij nga pika e bardhë e penalltisë, por Trabzonspori nuk ka arritur që të evitojë humbjen në këtë transfertë, pasi është mposhtur 4-3 nga Genclerbirligi.
24-vjeçari shqiptar po kalon një moment shumë të mirë në karrierë, pasi ka shënuar rregullisht në ndeshjet e fundit në kampionat, 7 gola në 5 takime të luajtura.


