
Agjenti i Isak: Të gjitha opsionet janë të hapura
Agjenti i Alexander Isak, Gonzalo Gaitan ka lënë të kuptohet se sulmuesi i Newcastle mund të largohet nga klubi anglez gjatë kësaj verë.
Sipas agjentit për lojtarin të gjitha opsionet janë të hapura për të ardhmen e tij.
Javën e kaluar, Newcastle refuzoi ofertën joshëse nga Liverpool për sulmuesin suedez. Si pasojë e situatës, Isak u kthye në shtëpi të shtunën nga Glasgoë dhe nuk u aktivizua në miqësoren e humbur ndaj Celtic.
Trajneri i “Magpies”, Eddie Howe, konfirmoi se vendimi për ta lënë jashtë ishte i tij, duke theksuar se lojtari ishte i shqetësuar pas interesimit të Liverpoolit.
“Ne jemi duke studiuar dhe analizuar të gjitha opsionet, dhe mund të jemi afër finalizimit të hapit të radhës për lojtarin. Pa zbuluar detaje nëse Isak do të largohet apo do të qëndrojë te Newcastle”, ka thënë agjenti Gonzalo Gaitan.
Situata e Isak mbetet e paqartë, teksa afatit kalimtar i kësaj verë vazhdon të sjellë zhvillime të reja.


