Isco: Vetëm Zidane më besoi te Real Madridi

Isco: Vetëm Zidane më besoi te Real Madridi

Isco Alarcon ka zbuluar se Zinedine Zidane ishte i vetmi trajner te Real Madridi që i besoi në pozicionin e tij natyror si mesfushor sulmues.

“Zidane ndryshoi sistemin për të më vendosur pas Ronaldos dhe Benzemas. Isha një lojtar i lirë. E adhuroja,” u shpreh 33-vjeçari, që tani luan për Real Betisin.

Nën drejtimin e francezit, Isco pati sezonin më të mirë të karrierës në 2016/17, duke kontribuar me 10 gola dhe 7 asistime në La Liga, derisa me Real Madridin fitoi kampionatin dhe Ligën e Kampionëve.

Share This