
Larne-Prishtina, publikohen formacionet zyrtare
Me pak se një orë ka mbetur kur do të nis sfida mes Larne dhe Prishtinës, duel ky që do të luhet në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Skuadra jonë pak ditë më parë u eliminua nga Sheriff Tiraspoli në kualifikimet për Ligën e Evropës, por tani prishtinasit synojnë të shkruajë historinë në Ligën e Konferencës me një kualifikim të mundshëm në fazën e grupeve.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Larne: Ferguson, Graham, Donelly, Nolan, Cosgrove, Randall, Gallagher, Sloan, Bent, McKendy, O’Neill.
Prishtina: Nika, Limani, Boueye, Vitija, Saletic, Muja, Namani, Taipi, Baftiu, Velou, Kryeziu.
Ndeshja Larne-Prishtina luhet në stadiumin “Ballymena Showgrounds” dhe fillon në orën 21:00.


