
Napoli konfirmon lëndimin e Rrahmanit
Napoli ka konfirmuar se qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani ka pësuar një lëndim të lehtë muskulor gjatë grumbullimit me Kosovën.
Testet mjekësore zbuluan një “tërheqje të shkallës së ulët në bicepsin femoral të kofshës së djathtë”.
Rrahmani nuk do të jetë sonte në ndeshjen mes Kosovës dhe Suedisë, ndërsa do të mungojë edhe në përballjen e Serie A ndaj Fiorentinës këtë fundjavë.
Sipas mediave italiane, 31-vjeçari pritet të rikthehet në kohë për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve më 18 shtator, ku Napoli sfidon Manchester Cityn.


