Von der Leyen: Askush nuk ka bërë më shumë për Gazën se sa BE-ja

Von der Leyen: Askush nuk ka bërë më shumë për Gazën se sa BE-ja

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian ka bërë më shumë për Gazën se çdo aktor tjetër ndërkombëtar, duke iu përgjigjur pyetjeve pse Komisioni është i butë ndaj Izraelit.

“Që nga 23 tetori kemi ndarë mbi 2.7 miliardë euro ($3.09 miliardë) në ndihma humanitare dhe mbështetje buxhetore. Ne jemi furnizuesi më i madh në botë i ndihmës për popullin palestinez. Askush nuk bën më shumë se ne”, tha von der Leyen.

Gjithashtu, ajo i cilësoi vendbanimet ilegale izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si “plotësisht të papranueshme” dhe dhunën e përdorur për zgjerimin e tyre si “të neveritshme”.

Megjithatë, pranoi se nuk ka konsensus të përbashkët brenda BE-së se si të veprohet për këtë çështje.Von der Leyen foli në Cork të Irlandës, gjatë takimeve me ministrat irlandezë, teksa Irlanda fillon mandatin e saj gjashtëmujor në krye të Këshillit të BE-së. /rtsh/

Share This