
E papritur, Nichi për çiftin Valdrina & Valdeti: Me ta nuk guxoj
Hyrja e Valdrinës dhe Valdetit në Big Brother VIP Kosova 5 ka “trazuar” banorët e shtëpisë më të famshme në vend.
Banorët kanë analizuar lojën e çiftit dhe kanë shprehur mendimet rreth polemikave që po shkaktojnë brenda shtëpisë.
Në mesin e tyre ishte edhe Nichi, i cili e konsideron lojën e çiftit mjaft të fortë.
“Kanë hyrë fuqishëm në lojë, s’mujmë me ja u mohu”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu tha se, për shkak të raportit të mirë që ka me Valdetin, nuk dëshiron të përfshihet në konflikte me ta, transmeton Klankosova.tv.
“Unë i kam punët shumë mirë me Valdetin, qata s’po guxoj me u nguc me to”, deklaroi Nichi.

