
Vendos Mbappe, Franca në çerekfinale pas fitores ndaj Paraguait
Franca është skuadra e dytë që siguron kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pas fitores 1-0 ndaj Paraguait në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pas mesnate.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht dominimit të francezëve në posedim dhe kontroll të lojës. “Gjelat” krijuan më shumë raste dhe mbajtën iniciativën në terren, por nuk arritën të gjejnë rrugën drejt rrjetës.
Edhe në pjesën e dytë, Franca vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe presion të vazhdueshëm në sulm. Goli i fitores erdhi në minutën e 70-të përmes Kylian Mbappe, i cili zhbllokoi rezultatin dhe i siguroi skuadrës së tij kualifikimin tutje.
Në çerekfinale, Franca do të përballet me Marokun, që më herët eliminoi Kanadanë.

