‘Taranto 2026’, Bajoku e Jakupi ngjitën sot në ring

‘Taranto 2026’, Bajoku e Jakupi ngjitën sot në ring

Dy boksierë të Kosovës do të ngjiten sot në ring në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Në program janë Bashkim Bajoku dhe Taulant Jakupi, të cilët do të kërkojnë rezultate pozitive për Kosovën në këtë garë ndërkombëtare.

Në kategorinë deri në 55 kilogramë, Bashkim Bajoku do të përballet me boksierin vendas nga Italia, Tommaso Sciacca.

Ndërkohë, në kategorinë deri në 80 kilogramë, Taulant Jakupi do të boksojë kundër spanjollit Pablo Coy Bernal.

Duelet e boksit janë paraparë të nisin nga ora 14:00.

Share This