
Sonte në RTK vjen superpërballja Brazil-Japoni
Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte me dy ndeshje shumë interesante të fazës së 1/32 së finales, ku favoritët do të synojnë të sigurojnë kalimin në mesin e 16 kombëtareve më të mira të turneut.
Përballja e parë zhvillohet nga ora 19:00, kur Brazili do të sfidojë Japoninë. Kombëtarja pesë herë kampione e botës synon të konfirmojë statusin e favoritit, ndërsa japonezët kërkojnë të vazhdojnë surprizat në turne. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Më vonë, nga ora 22:30, vëmendja zhvendoset te dueli mes Gjermanisë dhe Paraguait. Gjermanët hyjnë në këtë takim me objektivin e qartë për të vazhduar rrugëtimin drejt trofeut, por përballë do të kenë një Paraguai që synon të shkaktojë befasi dhe të sigurojë një vend në fazën e 1/16 së finales.

