Rriten të hyrat e Qeverisë në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024

Rriten të hyrat e Qeverisë në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për vitin 2025.

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2025 ishin 3 508.1 milionë euro, ndërsa të hyrat në vitin 2024 ishin 3 222.7 milionë euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 15%, aktivet dhe detyrimet financiare 4%, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2025 ishin 3 485.6 milionë euro, ndërsa shpenzimet në vitin 2024 ishin 3 189.3 milion euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet 27%, kompensimi i punëtorëve 26%, formimi i kapitalit bruto 14%, konsumi i ndërmjetëm 14%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë tjera të shpenzimeve.

Share This