Rooney: Carrick po bën punë të mirë, ai meriton besimin e klubit

Rooney: Carrick po bën punë të mirë, ai meriton besimin e klubit

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka dhënë vlerësime pozitive për punën e Michael Carrick si trajner, duke sugjeruar se ai meriton besimin e klubit nëse vazhdon me të njëjtin ritëm deri në fund të sezonit.

“Mendoj se Michael po bën një punë vërtet shumë të mirë dhe, pavarësisht asaj që thonë të tjerët. Nëse ai vazhdon me këtë formë deri në përfundim të sezonit, atëherë klubi duhet t’ia japë atij punën”, u shpreh Rooney.

Ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq” theksoi se rezultatet dhe mënyra e punës së Carrick janë tregues të qartë se ai është i gatshëm për këtë rol, duke shtuar se vazhdimësia do të ishte vendimi i duhur për klubin.

Share This