Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, ku ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj është i ftuar për të marrë pjesë në aktivitetin tradicional “National Prayer Breakfast” (Lutjet e Mëngjesit), ku marrin pjesë liderë politikë dhe institucionalë nga mbarë bota. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin amerikan, ai do të angazhohet në një sërë aktivitetesh zyrtare dhe takimesh me përfaqësues të lartë politikë, njofton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, Haradinaj do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe në institucione të tjera në Washington, ndërsa do të mbajë edhe një fjalim në Capitol Hill, raporton rtk.

Në fokus të këtyre takimeve pritet të jenë partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, forcimi i marrëdhënieve bilaterale, çështjet e sigurisë rajonale dhe bashkëpunimi transatlantik, me theks të veçantë në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Share This