Ramadani, Kolgeci e Kuqi – Dega e LDK’së në Suharekë njofton se ka propozuar kandidatët për deputetë

Ramadani, Kolgeci e Kuqi – Dega e LDK’së në Suharekë njofton se ka propozuar kandidatët për deputetë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Suharekë, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka propozuar tre kandidatë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Emrat e bërë të ditur nga kjo degë janë Nexhat Ramadani, Selman Kolgeci e Blerim Kuqi, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Dega e LDK-së në Therandë, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të propozojë tre kandidatë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit:

1 Nexhat Ramadani

2 Selman Kolgeci

3 Blerim Kuqi

Të bashkuar dhe të vendosur për një rrugëtim të ri plot shpresë!

Share This