Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thuhet se ka probleme mendore

Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thuhet se ka probleme mendore

Në fshatin Restelicë të Dragashit, një burrë dyshohet se e ka vrarë nënën e tij.

Rreth ngjarjes tragjike, janë bërë të ditura detajet e reja.

Sipas policisë, viktima 60 vjeçare ka pësuar lëndime në regjionin e kokës, derisa dorasi dyshohet se është me probleme mendore.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se i dyshuari tashmë është arrestuar.

“Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, deklaroi ai.

Share This