
Protesta e studentëve në Shkup, Hamza: Jam pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e tij
Një protestë e dytë studentore pritet të mbahet në Shkup më 18.05.2026, pasi studentët shqiptarë janë të revoltuar e pakënaqur që provimi i jurisprudencës nuk po mbahet në gjuhën shqipe.
Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka përkrahë këtë protestë duke theksuar:
“Zëri i studentëve shqiptarë në Shkup nesër është zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin e vet kombëtar.
Jam gjithmonë pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e tij. Jemi me ju”, është shprehur Hamza.

