Policia me operacion për ‘fajde’ dhe ‘shpëlarje parash’: Dy persona arrestohen

Policia me operacion për ‘fajde’ dhe ‘shpëlarje parash’: Dy persona arrestohen

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka realizuar një aksion për “fajde” dhe “shpëlarje parash”.

Në komunikatën e përbashkët për media të policisë dhe prokurorisë është thënë se aksioni ka rezultuar me dy persona të arrestuar.

“Pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje” , “falsifikim i dokumenteve”, dhe “mashtrim”. Hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, më 05.09.25 kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në katër (4) lokacione (shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse) të personave të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”, është thënë në komunikatë, duke shtuar se personat në fjalë janë ndalur 48 orë.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të trajtojë informacionet dhe dyshimet me profesionalizëm, në mënyrë që të gjithë kryesit e veprave penale të vihen para përgjegjësisë ligjore”, është thënë në komunikatë.

Share This