17 të vdekur pasi tramvaji doli nga binarët, Portugalia shpall ditë zie

17 të vdekur pasi tramvaji doli nga binarët, Portugalia shpall ditë zie

Portugalia ka shpallur një ditë zie kombëtare pasi të paktën 17 persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën, kur një nga tramvajët e famshëm të Lisbonës doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë mbrëmjen e së mërkurës, shkruan The Guardian.

Të gjithë viktimat e aksidentit në tramvajin Glória ishin të rritur, sipas Margarida Castro Martins, shefes së agjencisë së mbrojtjes civile të qytetit.

Ajo tha se familjet e viktimave do të informohen para se të bëhen publike emrat ose kombësitë, por konfirmoi se mes të plagosurve kishte shtetas portugezë, si edhe dy gjermanë, dy spanjollë dhe nga një person nga Kanadaja, Kepi i Gjelbër, Franca, Italia, Maroku, Koreja e Jugut dhe Zvicra.

Share This