Përparim Rama pritet në SHBA nga kryetari i Staten Island: “Partneriteti është strategjik për Prishtinën”

Përparim Rama pritet në SHBA nga kryetari i Staten Island: “Partneriteti është strategjik për Prishtinën”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur nga kryetari i Staten Island, Vito Fossella.

Takimi, sipas Ramës, konfirmon rëndësinë që partnerët amerikanë i kushtojnë marrëdhënieve me kryeqytetin dhe me Kosovën në tërësi.

“Partneriteti ynë me Staten Island është më shumë se simbolik – është strategjik. Diskutuam për praktikat e mira amerikane që mund të përkthehen në projekte të prekshme për qytetarët tanë”, deklaroi Rama pas takimit.

Ai shtoi se mikpritja dhe respekti institucional nga Mayor Fossella janë dëshmi e miqësisë së thellë mes Prishtinës dhe qyteteve amerikane.

“Kjo miqësi mbetet një prej aleancave më të rëndësishme për të ardhmen tonë”, theksoi Rama, duke nënvizuar se bashkëpunimi me partnerët amerikanë do të vazhdojë të thellohet në fusha të ndryshme zhvillimore.

Vizita e Ramës në SHBA pritet të përfshijë edhe takime të tjera me përfaqësues lokalë dhe institucione amerikane.

Share This