Kallas: SHBA mbetet aleati kryesor i Evropës

Kallas: SHBA mbetet aleati kryesor i Evropës

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i rëndësishëm i Evropës, pavarësisht kritikave të përfshira në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, e cila përmend edhe institucionet evropiane.

Duke folur në Forumin e Dohas, Kallas tha se disa nga kritikat amerikane ndaj BE-së janë të vërteta, por kjo nuk cenon aleancën strategjike mes dy palëve.

“Sigurisht, ka shumë kritika, por mendoj se disa prej tyre janë të vërteta”, u shpreh ajo, teksa komentoi dokumentin e ri të sigurisë së SHBA-së.

Kallas theksoi se pavarësisht mospajtimeve të herëpashershme, aleanca transatlantike mbetet themelore.

“Shtetet e Bashkuara janë ende aleati ynë më i madh… Ne nuk kemi rënë gjithmonë dakord për shumë çështje, por parimi i përgjithshëm është i njëjtë: jemi aleatë dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, u shpreh Përfaqësuesja e Lartë e BE-së.

Deklaratat e Kallas vijnë në një moment kur në skenën globale po zhvillohen debate intensive mbi rolin e aleancës transatlantike dhe sfidat e sigurisë ndërkombëtare.

Share This