Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperatura deri në 29°C

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperatura deri në 29°C

Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, vranësirat parashihen të zhvillohen dhe vende-vende të sjellin reshje shiu të shoqëruara me rrufe. Në disa zona ekzistojnë kushte edhe për reshje breshëri.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 29 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Ndryshe, IHMK ka bërë të ditur se java e parë e qershorit do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe zhvillim të vranësirave konvektive.

Sipas parashikimit për periudhën 1–5 qershor, vranësirat vende-vende do të sjellin reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe, lokalisht, edhe breshër.

Share This