
Protesta në Tiranë shënon ditën e 103-të. Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 103-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë.
Tubimi nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe hodhën parulla me kërkesa politike, përfshirë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe reformimin e thellë të sistemit politik në vend.
Pas grumbullimit fillestar në sheshin qendror, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve.
“Revolucioni i Flamingoveve” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një protestë politike. /rtsh/

