Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e sotme (1 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat, të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s

Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë. /rtsh/

Share This