
Wilson: Regjimi i Vuçiqit lejon Putinin të bëjë gjithçka në Serbi
Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka kritikuar ashpër regjimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar për lejimin e veprimeve të Rusisë dhe strukturave të lidhura me të në territorin e Serbisë.
“Regjimi i Vuçiqit e lejon kriminelin e luftës Putin të bëjë çfarë të dojë në territorin e tij. Ai rekruton dhe trajnon terroristë, organizon operacione sabotazhi. Madje torturon edhe kafshët”, shkroi Wilson në rrjetin social X, raporton rtk.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur Serbia po përballet me kritika ndërkombëtare për lidhjet e saj me Rusinë dhe për zhvillimet politike nën drejtimin e Vuçiqit.

