Kërkohet që tre të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm

Kërkohet që tre të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm

 Po mbahet seanca e fundit gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Familja Ademaj kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit.

“Kërkojmë që dënimi të jetë burgim i përjetshëm dhe çdo dënim tjetër do ta denigronte vendin dhe shoqërinë për këtë krim makabër. Vetëm dënimi i tyre e lehtëson sadopak dhimbjen tonë”, tha ai.

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, tha se sot flet në emër të asaj që nuk është këtu, në emër të fëmijëve të saj, familjes së saj dhe në emër të gjithë popullit që bashkëndjen me këtë rast.

“Që nga seanca e shqyrtimit fillestar dhe në secilën seancë, është argumentuar vetëm ajo që është thënë në fillim, se ky krim makabër do të zbardhet nga ata që e kanë kryer, duke akuzuar njëri-tjetrin”, tha ai.

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, tha se për ta si familje, nuk ka qenë e lehtë kjo periudhë trevjeçare. “Kemi zgjedhur besimin në vend të zhgënjimit, kemi treguar kulturë dhe kemi heshtur në shumë momente kur nuk është dashur të heshtet. Në këtë ditë, për ne që kemi ndjekur këtë proces, të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se Naimi e ka organizuar këtë vrasje me Kushtrimin, duke zgjedhur Granitin si vrasës. 22 kamera kanë kapur Naimin, Granitin dhe Kushtrimin. Ne kemi parë përputhshmërinë e deklaratave që lidhen me njëra-tjetrën”, tha ai.

Ai tha se pasi u takuan me fëmijët, mësuan se ata ishin kundër babait të tyre dhe sot ende nuk pranojnë të flasin me të.

Prokuroria kërkon që tre të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm

Prokuroria kërkon që tre të akuzuarve t’u shqiptohet dënimi maksimal për veprën penale vrasje e rëndë, gjegjësisht dënim me burgim të përjetshëm, raporton rtk.

Share This