Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po afrohen, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur mbledhjen, ku pritet të ngritet si çështje edhe mundësia e rikthimit të Fatmir Limajt në këtë subjekt politik, transmeton Klankosova.tv.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në hyrje të selisë është pyetur për ketë çështje, ndërsa është përgjigjur se rikthimi i Limajt nuk është çështje personale por është çështje partiake.

Kthimi i “Çelikut” po konsiderohet ndër çështjet kryesore politike brenda PDK-së.

Situata është nxitur pas një letre që Fatmir Limaj i ka dërguar kryetarit të kësaj partie, Bedri Hamza, të premten, ku ai ka kërkuar që partia e vet të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë.

Kthimin e tij në këtë parti e kanë kërkuar edhe disa figura të njohura të këtij subjekti.

 

Share This