Pikëpyetjet mbi shëndetin e Khameneit, Netanyahu: Besoj se është gjallë, ushtron më pak autoritet se babai i tij

Pikëpyetjet mbi shëndetin e Khameneit, Netanyahu: Besoj se është gjallë, ushtron më pak autoritet se babai i tij

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se mendon që udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është gjallë.

Khamenei nuk është shfaqur publikisht që kur pasoi të atin, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet ajrore SHBA-Izrael në fillim të luftës, duke shkaktuar pyetje rreth statusit të tij.

Besohet se udhëheqësi i ri suprem është plagosur rëndë në sulmin që vrau edhe pesë anëtarë të tjerë të familjes.

Në një intervistë me emisionin 60 Minutes të CBS, Netanyahu tha se Mojtaba Khamenei është gjallë.

“Është e vështirë të thuhet se cila është gjendja e tij. Ai është fshehur në ndonjë bunker ose në ndonjë vend të fshehtë dhe mendoj se po përpiqet të ushtrojë autoritetin e tij. Nuk mendoj se ai ka të njëjtin autoritet që kishte i ati”, është shprehur ai, raporton euronews.al.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars pretendoi dje se Khamenei u takua me një shef ushtarak dhe dha “masa të reja udhëzuese për të ndjekur operacionet dhe për t’u përballur me vendosmëri me kundërshtarët.

Share This