Hamasi gati për marrëveshje me Izraelin, reagon Netanyahu: Përrallë!

Hamasi gati për marrëveshje me Izraelin, reagon Netanyahu: Përrallë!

Hamasi deklaron edhe një herë se është gati të vazhdojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse armëpushimi në Gaza , duke vënë në dukje se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet, por në këmbim të lirimit të palestinezëve që mbahen në burgjet izraelite.

Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkroi njoftimin e ri të organizatës së armatosur si “një tjetër përrallë të Hamasit që nuk përmban asgjë të re”.

Ai kërcënoi se lufta do të përfundojë vetëm pasi të lirohen të gjithë pengjet, Hamasi të çarmatoset, Gaza të çmilitarizohet, Izraeli të fitojë kontroll të plotë të sigurisë mbi Rripin e Gazës dhe një qeveri politike “alternative” që nuk është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez të marrë përsipër qeverisjen.

Kujtohet se, që nga gushti, organizata palestineze njoftoi se pranoi një marrëveshje për një armëpushim 60-ditor, i cili do të parashikonte kthimin e 10 pengjeve gjallë e të vdekur në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Kujtojmë se pak ditë pas sulmit vdekjeprurës në Spitalin Nasser, Netanyahu siguroi se do të fillonte “menjëherë” negociatat për lirimin e “të gjithë” pengjeve dhe përfundimin e luftës sipas kushteve të Izraelit. /rtsh/

Share This