
Moti sot e nesër, i vranët dhe me reshje shiu dhe borë në zonat malore
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit, më 03 dhe 04 janar 2026, në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu, ndërsa në viset e larta malore parashihen fjolla të dobëta bore.
Të shtunën pritet mot i vranët, me riga shiu në disa zona. Në rajonet malore, vranësirat mund të sjellin reshje të lehta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 4 deri në 6 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
Edhe të dielën parashihet mot kryesisht i vranët, me riga shiu në ultësira dhe borë të dobët në viset e larta malore. Temperaturat minimale do të zbresin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare.
Instituti u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat malore ku mund të ketë kushte më të vështira për shkak të reshjeve të borës.


