
Franca shënon fitoren e dytë në Botërorin 2026, mposht bindshëm Irakun
Franca ka regjistruar fitoren e dytë në Botërorin 2026, pasi në një ndeshje të nisur të hënën e të mbaruar të martën në Philadelphia e ka mposhtur Irakun me rezultat të thellë 3:0.
Francezët e kanë nisur ndeshjen në mënyrë të sigurt dhe kanë kaluar në epërsi që në minutën e katërmbëdhjetë. Kylian Mbappe ka përfituar nga një asistim i Michael Olise në skajin e zonës së rreptësisë dhe me një goditje të saktë e ka dërguar topin në rrjetë për rezultatin 1:0.
Me këtë epërsi minimale ka përfunduar edhe pjesa e parë. Pjesa e dytë ka nisur me dy orë vonesë për shkak të kushteve atmosferike.
Në pjesën e dytë, francezët e kanë rritur ritmin dhe e kanë siguruar fitoren. Në minutën e pesëdhjetë e katërt, Ousmane Dembele ka asistuar për Mbappe, i cili nga afërsia e ka realizuar golin e tij të dytë personal dhe të dytin për Francën në këtë takim.
Vetëm dymbëdhjetë minuta më vonë, Michael Olise është shndërruar sërish në protagonist. Ai ka dhuruar një asistim për Ousmane Dembele, i cili nga brenda zonës ka goditur saktë për rezultatin përfundimtar 3:0.
Tashmë Franca e kryeson Grupin I dhe ka kaluar në fazën tjetër.

