Dënohet me burg komentuesi që kërcënoi Hysni Gucatin

Dënohet me burg komentuesi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata Themelore në Drenas ka dënuar me 4 muaj burgim Eqrem Avdullahun nga Rahoveci, i akuzuar për veprën penale “kanosje” ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Gjatë seancës përfundimtare, gjyqtari bëri të ditur se i akuzuari dënohet gjithashtu me një gjobë prej 70 eurosh, raporton rtk.

Palët kanë të drejtë të ankohen ndaj këtij vendimi brenda afatit ligjor.

Share This