
Raportuesi Terras në Kosovë, zgjedhjen e Presidentit e cilëson si “sfidën kryesore”
Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, është takuar me shefin e UNMIK’ut Peter Due.
Në postimin e tij, Terras ka thënë se sfida kryesore në Kosovë mbetet zgjedhja e presidentit, dhe se, stabiliteti në vend dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë thelbësore për rrugën e saj drejt Evropës, përcjellExpress.
Postimi:
U takova me Peter Due, Shef i UNMIK-ut.
Sfida e radhës dhe kryesore është zgjedhja e Presidentit.
Stabiliteti i Kosovës dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë thelbësore për rrugën e saj drejt Evropës.

