
“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës, policia në kërkim të saj
Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”, është larguar nga banesa e saj në Durrës në orët e para të mëngjesit.
Sipas deklaratave të nënës, e mitura ka qenë në shtëpi deri rreth orës 05:00, ndërsa mungesa e saj është konstatuar rreth orës 06:30.
Para largimit, vajza ka lënë një letër ku shkruante: “Po largohem, mos më kërkoni”. Ajo nuk është paraqitur në shkollë dhe nuk ka telefon, çka e bën më të vështirë kontaktin me të, transmeton euronews.al.
Rasti është denoncuar në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

