Arben Gashi reagon ndaj deklaratave të Presidentes Osmani: Shantazh ndaj medias dhe rrezik për institucionet

Arben Gashi reagon ndaj deklaratave të Presidentes Osmani: Shantazh ndaj medias dhe rrezik për institucionet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas deklaratave të Presidentes Vjosa Osmani, të cilat sipas tij përbëjnë shantazh të hapur ndaj gazetarëve dhe rrezikim të reputacionit të institucioneve të sigurisë së vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gashi ka theksuar se përdorimi i burimeve të sigurisë nga Presidenca për qëllime politike është veprim i dëmshëm dhe i papranueshëm.

“Përveçse shantazh ndaj medias, citimi i burimeve të sigurisë nga Presidenca për qëllime politike momentale është i dëmshëm për procesin e mbledhjes së informacionit dhe për hetimet. Ky veprim dëmton sistemin e sigurisë dhe krijon rrezik të madh reputacional për institucionet shtetërore në afat të gjatë, sidomos në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë”, ka shkruar ai.

Sipas Gashit, liria e medias dhe funksionimi i pavarur i institucioneve të sigurisë janë themel i demokracisë, prandaj çdo ndërhyrje politike në këto fusha dëmton vetë shtetin.

Share This