Vlora Çitaku: “Kurti është uzurpator, të vijë në Kuvend dhe ta hapë rrugën për funksionimin e institucioneve”

Vlora Çitaku: “Kurti është uzurpator, të vijë në Kuvend dhe ta hapë rrugën për funksionimin e institucioneve”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se edhe sot opozita po proteston para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Çitaku tha se mesazhi i saj për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është i qartë: të largohet nga ajo që ajo e konsideron “uzurpim” të institucioneve dhe të marrë pjesë në procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra: E para, në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta, eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka paralajmëruar se aksioni politik do të vazhdojë deri në, siç u shpreh, “rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës”.
Deklarata e Çitakut vjen në një periudhë të tensionuar politike, në të cilën partitë opozitare po kërkojnë zhbllokimin e institucioneve dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Share This