Raphinha shpërthen me gola, Flick gjen ‘9-shin’ ideal

Raphinha shpërthen me gola, Flick gjen ‘9-shin’ ideal

Barcelona e Hansi Flickut e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, ndërsa një nga protagonistët kryesorë të këtij starti është Raphinha.

Pavarësisht se katalanasit nuk arritën të siguronin një sulmues tipik të zonës gjatë merkatos, me Julian Alvarezin si një prej objektivave, Flick ka gjetur një alternativë që po rezulton efikase.

Trajneri gjerman e ka përdorur Raphinhën në rolin e “9-shit fals” dhe braziliani po e shpërblen në mënyrën më të mirë besimin e tij.

Në pesë ndeshjet e para zyrtare të sezonit, Raphinha ka realizuar tetë gola me fanellën e Barcelonës, duke iu afruar rekordit të Sandor Kocsisit. Legjenda hungareze kishte shënuar nëntë gola në pesë ndeshjet e para të sezonit 1958/59.

29-vjeçari nga Porto Alegre ka barazuar gjithashtu një tjetër arritje të klubit. Ai ka shënuar në secilën prej pesë ndeshjeve të para zyrtare, duke përsëritur rekordin e Luis Suarezit nga sezoni 1958/59.

Forma e tij u konfirmua edhe në përballjen ndaj Feyenoordit, ku Raphinha ishte sërish protagonist. Me golat e realizuar në këtë kompeticion, braziliani ka arritur në kuotën e 21 golave në Ligën e Kampionëve me fanellën e Barcelonës.

Në listën e golashënuesve më të mirë të klubit në Champions League, Raphinha tashmë po synon të afrohet edhe më shumë me legjendat katalanase. Lionel Messi kryeson bindshëm me 126 gola, ndërsa pas tij renditen Luis Suarez dhe Rivaldo me nga 25 gola, Robert Lewandowski me 23 dhe Raphinha me 21.

Me këtë ritëm, braziliani ka mundësinë të ngjitet edhe më lart në historinë evropiane të Barcelonës.

Share This