Hysni Gucati viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Janë të fortë dhe të palëkundur

Hysni Gucati viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Janë të fortë dhe të palëkundur

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gucati theksoi se, pavarësisht kushteve të vështira, Thaçi dhe Veseli mbeten me moral të lartë dhe pa asnjë shenjë dobësie. Ai i quajti të padrejta akuzat ndaj tyre, duke shtuar se qëndrueshmëria e tyre është dëshmi e forcës dhe përkushtimit për të vërtetën.

“Sot vizituam shokët dhe bashkëluftëtarët Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Pavarësisht kushteve të vështira, ata ishin të fortë me moral dhe asnjëherë nuk treguan shenja dobësie. Po mbahen padrejtësisht në paraburgim, por qëndrimi i tyre i palëkundur dhe i vendosur për të luftuar për drejtësinë është një dëshmi e forcës dhe guximit të tyre”, shkroi Gucati.

Ai shtoi se Thaçi dhe Veseli nuk lejojnë që paraburgimi t’i lëkundë në bindjet e tyre, duke u bërë burim frymëzimi për të gjithë ata që besojnë në liri dhe drejtësi.

Share This